Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, mori pjesë sot në ceremoninë e 1-vjetorit të vdekjes së Konstandinos Kacifas.

Dule kërkoi që të zbardhet e vërteta.

Dule tha për mediat pas meshës dhe homazheve në varrin e Kacifas, se ka klimë pasigurie në minoritetin grek, ndërsa tha se e vërteta duhet të dalë për familjen dhe komunitetin.

“Ka klimë pasigurie në minoritet. S’kemi ende asnjë relacion për këtë ngjarje tragjike. Kujt i intereson që ngjarja të mos zbardhet? E vërteta duhet të dalë për familjen dhe komunitetin. Të insistojmë të zbardhet e vërteta”, tha Dule nga Bularati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu