Nga Tritan Shehu – ish Minister i Jashtem

Duhet pershendetur konfirmimi nga Senati i Amy Coney Barrett si antare e Gjykates Supreme te SHBA.

Kjo zgjedhje eshte e rendesishme jo vetem per SHBA, por shume me gjere per vete faktin e mesazheve te rendesishme qe ai vend rrezaton ne Rruzull, mesazhe keto ne mbrojtje te vlerave.

Dhe Zj.Barrett jo thjesht si e djathte konservatore spikat pikerisht per perpjekjet e saj ne ate vend demokratik, ku ka balanca e ekuilibra te forta pushtetesh, si nje personalitet i vendosur ne mbrojtje te te drejtave reale te grave, e pare kjo ne kontekstin e vlerave universale te njerezimit e familjes, larg spekullimeve populiste e majtise.

Shume e rendesishme kjo zgjedhje ne ate Gjykate edhe per disa vendime ne pritje duke filluar qe nga ceshtjet e abortit, familjes, adoptimeve, droges etj, por dhe per cfare mund te paraqiten ne te ardhmen si projekte per t’u implementuar ne SHBA.

Dhe pa dyshim te tilla vendime e qendrime nuk jane te rendesishme vetem per SHBA, por duke pranuar rolin lider te atij vendi ne Bote, marrin nje rendesi shume me te madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu