Dua Lipa, kengetarja shqptare po ‘pushton’ majat më të larta të suksesit në industrinë muzikore boterore.

Shqiptarja Lipa është fituese e dhjetra çmimeve, ndërsa në çdo moment di të befasojë publikun me risitë që ofron.

Pak ditë më parë Dua Lipa publikoi këngën e saj të radhës “Love Again”, e cila u pëlqye shumë nga publiku dhe deri më tani ajo ka marrë mbi 21 milionë klikime në You Tube dhe është bërë e dyta më e dëgjuara në Spotify me 68 milionë klikime.

Një sukses të tillë këngëtarja e ndau me fansat dhe i falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme. “Love Again ka arritur 20 milionë klikime, faleminderit dashuritë e mia. Faleminderit po ashtu që më keni bërë artisten e dytë më të dëgjuar në Spotify”- ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër Dua është renditur në vend të parë në botë si artistja më e dëgjuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu