Shqiptarët kanë shkuar në Ekuador, por kësaj here janë efektivë të Policisë së Shtetit.

Sasitë gjithnjë e në rritje të kokainës në Portin e Durrësit nga Ekuadori, kanë bërë që disa efektivë të sektorit të anti-drogës të shkojë nga Shqipëria në Guayaquil.

Burime për “Euronews Albania” bëjnë me dije se zyrtarët e anti-drogës kanë marrë kontakt me homologët e tyre të anti-narkotikut në qytetin më të madh port të Ekuadorit.

Ndaj dhe do të shohin nga afër të gjitha procedurat që kryen në portin e Guayaquilit për zbulimin e kontejnerëve të dyshuar, ku mund të fshihet kokainë. Lëndë narkotike, që më pas sillet me konteinerë drejt Shqipërisë, duke përdorur si pikë hyrëse portin e Durrësit.