Nje shtetas me banim ne Gjirokaster eshte arrestuar nga uniformat blu, pasi drejtonte makinen ne gjendje te dehur.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin M. Zh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të lagjes “Zinxhira”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë se Gjirokastres, për veprime të mëtejshme.