Saimir Tahiri do të hetohet nga SPAK.

Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Apelit, e cila ka vendosur që çështja të rihetohet dhe rigjykohet nga Struktura e Posaçme e Antikorrusionit dhe Krimit te Organizuar.

Apeli ka prishur vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë.

Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prençi nuk u tërhoqën nga akuzat dhe dënimi 12 vite që kërkuan në Shkallën e Parë.

Por Shkalla e parë mendoi ta dënonte me vetëm punë në komunitet, një vendim skandaloz, kur për të njëjtat akuza, ish-drejtori i Policisë së Vlorës u dënuar me burg.

Ish-ministri Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kanë paraqitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është vënë nën akuzë për trafik ndërkombetar droge dhe është hetuar edhe nga drejtësia italiane.

Gjithashtu Tahiri akuzohet edhe për korrupsion. Nga hetimet e drejtësisë italiane, Tahiri ka dalë në përgjimet e realizuara nga hetimi i kushërinjve të ish-ministrit, Habilajt e Vlorës.

Jo vetëm kaq, por në përgjime ka rënë edhe babai i Tahirit dhe nusja e tij.

Pati dyshime të forta se prokuroria nuk hetoi plotësisht lidhjet dhe udhëtimet e familjarëve të tij me grupin Habilaj në Itali dhe vende të tjera të Europës.

Gjatë hetimeve, prokuroria kërkoi që Saimir Tahirit ti hiqej imuniteti i deputetit, por mazhoranca me drejtimin e Edi Ramës vendosën të kundërtën, duke e mbrojtur të akuzuarin për trafik droge.

Ky vendim, solli dhe reagime të shumta ndërkombëtare, duke dënuar vendimin e mazhorancës së Ramës.

Jo vetëm kaq, por Edi Rama vonoi edhe me më shumë se 1 javë ti jepte leje prokurorisë për të kontrolluar banesën e ish-ministrit. Gjatë kësaj kohe, ish-ministrit dhe disa njerëz të tij të besuar, patën kohën e mjaftueshme për të pastruar gjithçka të dyshimte dhe kur prokuroria mbërriti në shtëpinë e tij, nuk gjeti asgjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu