Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e Kostandino Kacifasit. Krimet e rënda do të ri-hedhin shortin për dy prokurorët e çështjes pas largimit të dy prokurorëve që ndiqnin çështjen, Besnik Muçi dhe Njazi Seferi.

Shkak është bërë largimi i çështjes Besnik Muçi pas emërimit në Gjykatën e Kushtetuese dhe prokurorit Njazi Seferi i cili u dorëhoq për arsye shëndetësore.

Po kështu bëhet me dije se RENEA gjatë aksionit të një vit më parë nuk ka kryer shkelje të rregullores për përdorimin e armëve të zjarrit, në momentin kur neutralizuan Kostandin Kacifas.

Të shtunën në Bularat u zhvillua ceremonia e 1 vjetorit të vdekjes së Kacifasit. Familjarët s’lejuan gazetarët shqiptarë në varreza dhe thanë se i urrenin. Nëna e Kacifas, mbi varrin e të birit bëri thirrje për luftë dhe të gjithë të rrëmbenin armët. Policia blindoi të gjithë fshatin dhe ndaloi në kufi disa persona të shpallur ‘non grata’.

Konstandinos Kacifas u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu