Aksioni i SPAK që u përshëndet edhe nga ambasada amerikane edhe nga president Meta, rezulton të jetë aq i tmerrshëm, sa i vë pranga edhe atyre që kanë vdekur. Prokuroria Speciale më në fund e ka pranuar se se dy nga komisionerët që akuzoheshin për krime elektorale në qarkun e Durrësit, Kasem Lala dhe Besim Bregu, emrat e të cilëve lidheshin me dosjen 339/1, kishin ndërruar jetë në momentin që duhet të jepnin llogari për vjedhjen e votave.

Ana qesharake e historisë është se SPAK i shpalli ata mes të arrestuarve në listën që u bë publike nga kjo prokurori. Dhe kjo ndodhi pa u marrë asnjëherë më parë në pyetje, pa u thirrur gjatë hetimit dhe pa u ballafaquar me të tjerët ashtu siç do duhej të kishte vepruar normalisht një prokurori profesionale. Do të mjaftonte jo procedurë për të kuptuar se  dy prej të dyshuarve si pjesë e skemës së manipulimit të votës së emigrantëve, në tre qendrat e votimit në Shijak, kanë ndërruar jetë kohë më parë.

Por situata komike nuk mbaron këtu. Madje as me faktin që në vend të peshqve të mëdhej SPAK zgjodhi të godasë të vegjlit, bile dhe mes tyre zgjodhi ata që kanë shkuar në botën tjetër .

Edhe më qesharak është justifikimi që burime nga Prokuroria Speciale i kanë dhënë gazetës “MAPO” për skandalin e prangosjes të të vdekurve. Ata u shprehën se kjo ngatërresë ka ndodhur, pasi personat në fjalë, nuk ishin çrregjistruar ende nga gjendja civile, procedurë që ndiqet normalisht kur dikush ndërron jetë.

Kështu që mes 22 të dyshuarve të shpallur me bujë dje SPAK do detyrohet të hetojë vetëm 20 ish komisionerë që kanë mbetur gjallë.

Të martën Prokuroria Sepciale shpalli me bujë arrestimet në kuadër të dosjes 339/1, e cila u bë e famshme pas përgjimeve të vjedhjes së votave të publikuara nga gazeta gjermane “BILD” me akuzën se në tre qendra të hetuara në Shijak rezulton se është zbuluar manipulimi i së paku 5.5% të të gjitha votave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu