Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga president i Kosovës, pas konfirmimit të akuzave nga ana e Gjykatës Speciale.

Tashmë është kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila do të jetë ushtruese e detyrës së Presidentit.

Osmani do të udhëheqë shtetin, deri sa të zgjidhet dhe presidenti i ri.

Siç e parashikon dhe Kushtetuta e Kosovës, nëse Presidenti largohet nga zyra e tij brenda mandatit, atëherë kompetencat e tij i kalojnë kryeparlamentares.

Kushtetuta e Kosovës e saktëson se si zgjidhet presidenti i shtetit. Sipas nenit 86, presidenti zgjidhet në Kuvend të Kosovës, me votim të fshehtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu