Komisioni i Venecias ka hedhur poshtë projektligjin e Qeverisë për sa i përket tokave bujqësore dhe titujve të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi, duke i sugjeruar Kuvendit që t’i bëjë draftit disa korrigjime. Mes vërejtjeve kryesore janë paqartësia dhe hapësira rregulluese që projektligji i lejon Qeverisë.

“Projektligjit në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve. Opinioni i Venecias që ka mbërritur tashmë në Tiranë ishte kërkuar nga kryeparlamentari Ruçi pas diskutimeve të forta që krijoi drafti i prezantuar nga Qeveria. Kuvendi kërkonte veçanërisht mendim nëse nenet 7 dhe 9 binin ndesh me të drejtat e njeriut dhe pikërisht këtu ekspertët e Venecias evidentojnë probleme.

Ekziston një rrezik i lartë që p/ligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare. Në veçanti, Nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për këto arsye Komisioni fton ligjvënësit shqiptarë të rishikojnë draftin dhe ofrojnë disa rekomandime”

Drafti i plote i Komisionit te Venecias per pronat

Rekomandimet e Komisionit të Venecias

• Përcaktoni natyrën deklaruese të aktit të regjistrimit të titujve, veçanërisht AMTP, në projektligj.

• Të rishikojë nenet 7 dhe 9 dhe artikujt në lidhje me to, duke marrë parasysh që titujt bujqësorë në formën e AMTP si dhe përdorimi i vazhdueshëm i tokës me shpresën e ligjshme për t’u pajisur me AMTP përbëjnë pronë të mbrojtur sipas nenit 1 të protokollit 1 të KEDNJ.

• Të përcaktojë në vetë p/ligjin mangësitë që parandalojnë vërtetimin e AMTP-ve, si dhe të kufizojë hapësirat rregulluese në dispozicion të Këshillit të Ministrave në nivelin strikt të domosdoshëm.

• Të parashikohen në p/ligj afate të sakta për mbajtësit e titujve dhe hapat themelorë procedural, veçanërisht kur lidhen me transferimin e titujve të pronave bujqësore.

• Të përfshijnë në p/ligj përcaktimet thelbësore për titujt e pronave bujqësore.

• Të përcaktohen në p/ligj rregullat për paraqitjen e provave, aksesin në prova dhe të drejtën për t’u dëgjuar para vendimit të autoriteteve për të shpallur të pavlefshëm AMTP.

• Të zhvillohen konsultime publik me të gjitha palët e interesuara.

Gjatë takimeve në Tiranë, Komisioni thekson se është vënë në dijeni edhe mbi problemet e zbatimit të ligjit të vitit 2015 për kthimin dhe kompensimin e pronave.

CITIM Anëtarët e delegacionit krijuan përshtypjen se edhe pse kthimi në natyrë (i tokës në pronësi të mëparshme) është parashikuar në ligj, edhe kur ka qenë e mundur, institucionet përgjegjëse do të zgjedhnin më shumë opsionin e kompensimit, duke mbajtur shpesh tokën në dispozicion si pronë e shtetit për t’u përdorur për programet shtetërore.

Opinioni në fjalë pritet të miratohet nga Komisioni i Venecias në sesionin plenar të 11 tetorit, ku mazhoranca do të mbrohet me kreun e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ndërsa prezent do të jetë edhe kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu