Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili u transferua ditën e djeshme në burgun e Fierit mësohet se është karantiuar

Karantimi i tij ka ardhur për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe sipas rregullave të gjithë personat e rinj që hynë në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, i nënshtrohen procedurave të karantinimit nga 10- 14 ditë.

Tahiri do të qendrojë i izoluar në një dhomë, pa qenë në kontakt me të burgosur të tjerë edhe pse është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka shfaqur shenja të koronavirusit.

Kujtojmë se para pak ditësh Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi Tahirin me 3.4 vite burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre.