Në kuadër të Ditës Evropiane kundër Trafikimit të Personave, sikurse është kthyer në traditë, Institucioni i Prefektit të Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe organizatat të ndryshme përgjatë tetorit, i nominuar tashmë “Muaji i Luftës kundër Trafikimit të Personave” ka organizuar aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për parandalimin e trafikimit të personave në të gjithë qarkun Gjirokastër.
Prefekti i Qarkut Astrit Aliaj priti sot në një takim mësues dhe nxënës të shkollës së mesme artistike “Feim Ibrahimi”. Zoti Aliaj ka falenderuar nxënësit për punën e palodhur dhe plot pasion të pasqyruar nga ana e tyre në pikturat e shumta, të cilat përcillnin mesazhe shumë të rëndësishme në luftën kundër trafikimit të personave dhe dhunës ndaj fëmijëve.

Këto punime do të dërgohen në ekspozitën kombëtare që do të zhvillohet në Tiranë ditën e nesërme.
Prefekti i Qarkut shprehu gjithë mbështetjen institucionale për intesifikimin e përpjekjeve të institucioneve shtetërore në luftën kundër këtij fenomeni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu