Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e 7-të të grevës së tyre të urisë. Edhe pse gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe përkeqësohet, ata shprehen se nuk do heqin dorë nga greva që kanë nisur.

Familjarët e tyre kanë thënë për ‘Faxnews’ se dhe pse janë në gjendje të mjerueshme nuk do të tërhiqen. Ata shtojnë se nuk kane marrë asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse.

Jemi 900 familje pa bukë këtu në Ballsh. Jemi në gjendje të keqe, nuk po na japin zgjidhje.’– thonë ata.

Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e shtatë të grevës së urisë. Ata kërkojnë rifillimin e punës dhe pagat e prapambetura. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa javë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu