Nga Tritan Shehu ish minister i shendetesise

Prej kohesh Rama e kjo Qeveri nuk po le rast pa glorifikuar, gati cdo dite, vend e pa vend, implementimin e disa metodave on line…!
Kjo tregon qe vizioni, politikat e saj shendetesore, objektivat, jane thjeshtesuar kaq shume, sa te vjen te qeshesh e te qash njeherazi me ato.
Reforma ne shendetesi nuk jane vetem disa aplikime on line, pa thene ketu se jo pak nga ato mund te jene operative prej vitesh, nuk jane as parkimet ne spitale, qofshin keto dhe fitimprurese per disa, as ndonje lulishte a lyerja e fasadave qe jane detyra te administrates, as mbyllja e dyerve te spitaleve me zinxhire duke harruar qe spitalet ne cdo vend te botes jane te hapur per publikun, eshte dicka tjeter, shume me e gjere, komplekse, vizionare, politika, te vetmen per te cilen kjo Rilindje nuk flet, nuk e ka ne program e nuk po e realizon dhe as ka per ta realizuar ndonjehere, perkundrazi….
Po keshtu Reforma shendetesore nuk jane as PPP, qe vetem po gryejne edhe ato burime mizerabel financiare te sistemit pa rentabilitet e pa profit per publikun, apo dhe me keq duke shkaterruar edhe terresine funksionale te spitaleve, thermuar ato e vendosur sistemin nen kontrollin e disa monopoleve nacionale private te financuara nga buxheti.
Kjo nuk eshte reforme e as zhvillim, eshte anti reforme, regres e abuzim.Fotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu