Nga Astela Veis

Praktika e dialogut sjell potencialin e promovimit të kushteve më të mira të jetesës. Strukturat dhe proceset efikase të tij kanë aftësinë të zgjidhin çështje të rëndësishme ekonomike, politike e shoqerore dhe të promovojnë qeverisjen e mirë. Diku në letrat e Seth Godin thuhet se dialogu krijon një lidhje që sjell besim dhe angazhim.

Megjithatë, edhe pse për vite me rradhë vendet e Ballkanit Perëndimor janë orvatur të kenë një shoqëri më demokratike, ka akoma çështje baze që duhen trajtuar. Vazhdimisht, të drejtat politike, ekonomike dhe sociale nuk respektohen. Papunësia dhe rritja e pasigurisë pengojnë mundësitë e organizimt të punëtorëve. Ndërkohë, niveli tejet I lartë i korrupsionit ka rrezikuar dhe ndikuar plotësisht cilësinë e institucioneve gjyqësore dhe të ‘së drejtës për akses në drejtësi’. Në këto kushte, përfshirja e partnerëve sociale dhe e shoqërisë në tërësi, kthehet në kërkesën më të domosdoshme.

Në rastin e Shqipërisë, trashëgimia e një rregjimi totalitar i periudhës së komunizmit, la pas një praktikë inekzistente të dialogut social dhe politik. Përgjatë tranzicionit të viteve ’90, u formësua një vakum dialogu social, dukuri e cila gjerësisht vazhdon të ekzistojë edhe në shoqërinë e sotme shqiptare. Nga ana tjeter, niveli i dialogut politik mbetet i ulet dhe shpesh I dështuar. Marrëveshja e 5 Qershorit, 2020 modis mazhorances dhe opozites, ku përfshihen dakortësitë për identifikimin biometrik dhe administratën zgjedhore, u shkel në themel. Një parlament, tashmë invalid, një tufë delesh të bindura, e udhëhequr nga një bari. E njëjta fytyre që kontrollon qeverinë, gjysmë parlamentin, PPP-të, bashkitë, tenderat dhe gjithçka tjetër në vend. Më pëlqen të përmend këtu një fjali të mençur të znj. Duma tek thotë se ky është shteti ku më i miri dënohet për pushtet. Tashme, diskutimi ka kaluar nga ‘për më të fortin’ tek ‘për më të keqin’. Kështu do të jetë për aq kohë sa shqiptaret nuk ngrejnë krye për të mbrojtur dhe kërkuar atë që i’u takon.

Praktika e dialogut social dhe politik është karakteristikë e një demokracie në zhvillim, por për fat të keq mungon esencialisht në shoqërinë shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu