Aktori i njohur Leonardo Di Caprio i është bashkuar prej kohësh fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et.

Si një aktivist i zellshëm për çështje të tilla, Di Caprio ka reaguar sërish duke postuar një foto të lumit Vjosa në profilin e tij në Intagram, shoqëruar me një shkrim të gjatë.

“Vjosa, jo diga!” Ky është mesazhi kryesor i aktorit hollivudian, i cili ka përmendur gjithashtu kryeministrin Edi Rama në lidhje me refuzimin e projektit të digës Kalivaç për mbrojtjen e Vjosës.

Postimi i Leonardo Di Caprio-s në “Instagram”:

 Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë e vendit, pjesë të ‘Zemrës Blu’ , nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë të mira që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve.

 Në 25 Shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i lumit Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës e zbuluar së fundmi.

 Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit që përbëjnë ‘Zemrën Blu’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu