Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellarapoulou nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka falenderuar shqiptaren nga Korça e cila dy ditë më parë qepi 600 maska për popullin grek.

Sakellarapoulou, falenderoi të gjithë ata persona të cilët po punojnë këto ditë, në kushte të jashtëzakoshme. “Rrobaqepësit e modave bëjnë maska, mësuesit vazhdojnë kurse online, bizneset ofrojnë mbështetje financiare dhe logjistike. Akte të tilla na japin një mundësi unike për të rimenduar vlerat tona njerëzore dhe mënyrën se si ne organizojmë marrëdhëniet tona personale, familjare dhe shoqërore”, shkroi ajo.

Kujtojmë që Elona Agalliu, e cila prej vitesh jeton në Greqi për 9 ditë rresht qepi 600 maska për fytyrën dhe i dhuroi falas më pas për spitalin Grevena në Greqi.

Ku gjest u komentua edhe në media, duke e falenderuar shqiptaren për solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira që po kalon vendi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu