Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë shtetasi J. Sh., 36 vjeç, banues në Delvinë.

Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij.

Gjatë kontrollit të banesës së 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 mjet prerës thikë dhe 1 mjet që shërben për të thyer xhamin, që ky shtetas dyshohet se i ka përdorur për të kryer vjedhjen e disa produkteve ushqimore, në një market, në Delvinë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu