Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me qendër në Nju Jork, një nga organizatat më të rëndësishme për median në botë, ka reaguar për dhunën që u ushtrua mbi gazetarët më 8 janar.

KMG kërkon që të ketë një hetim të plotë dhe të shpejtë për sulmet e policisë mbi gazetarët që po mbulonin protestën.

Autoritetet shqiptare duhet të hetojnë me shpejtësi dhe në tërësi sulmet e policisë mbi gazetarët që po mbulonin një demonstratë së fundmi. Përgjegjësit duhet të dalin para ligjit dhe duhet të sigurohet që reporterët të mund të mbulojnë ngjarjet me interes publik pa frikën e lëndimit,” thuhet në deklaratë.

Më tej, KMG thekson se gazetarët u sulmuan me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Gazetarët në Shqipëri duhet të jenë në gjendje që të mbulojnë protestat pa frikën se do të sulmohen nga policia,” tha nga Nju Jorku Gulnoza Said, koordinatore e programit të KMG për Europën dhe Azinë Qendore.

“Autoritetet shqiptare duhet të hetojnë përdorimin e gazit lotsjellës dhe topave të ujit ndaj gazetarëve që mbuluan një demonstratë në Tiranë dhe të sigurojnë që oficerët përgjegjës të mbajnë përgjegjësi”.

KMG thotë se ka kontaktuar Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, e cila mbikëqyr policinë, por nuk ka marrë asnjë reagim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu