Humbja e jetes se dy arsimtareve nga Memaliaj Leonard Sako dhe Ornela Hoxha, ka prekur thellesisht komunitetin e ketij qyteti nderkohe qe nuk ka lene pa reagim edhe perfaqesuesit politik.

Ne nje postim ne llogarine e tij personale ne FCB, ish deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Tritan Shehu, shpreh dhimbjen e thelle per kete ngjarje dhe ngushellon familjet e te ndjereve per tragjedine e ndodhur mesditen e sotme ne aksin Memaliaj-Krahes ne vendin e quajtur Mogila.

Mesazhi i ngushellimit per familjaret e arsimtareve nga ish deputeti Tritan Shehu. 

Sot humben jeten dy mesuesit nga Memaliaj, Zj. Ornela Hoxha dhe Z. Leonard Sako ndersa po ktheheshin nga Krahësi mbasi kishin mbaruar mesimin e dites.
Ishte nje aksident i rende automobilistik, qe u mori jeten ketyre arsimtareve te dashur per nxenesit e te respektuar per komunitetin.
Nje tregues ky edhe i mos realizimit te detyrimeve shteterore te Drejtorise Arsimore, qe duhet te organizoje transportin e arsimtareve ne ato distanca.
Ngushellimet me te sinqerta familjeve, kolegeve, nxenesve, miqve, te gjithe komunitetit aty!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu