Jemi në mesin e sezonit veror dhe Dhërmiu është i boshatisur.

Shezlongët kanë mbetur bosh dhe të ardhurat e bizneseve do jenë më të pakta se çdo herë tjetër më parë.

Banorët e fshatit të vjetër që japin dhoma me qira, e kanë ndjerë tej mase mungesën e pushuesve këtë sezon.

Njëri prej tyre ka deklaruar për kamerat: “Nga 10 dhoma që kam me qera, vetëm dy kam të mbushura me 2-3 persona.”

Po ashtu edhe bizneset e zonës janë ankuar për një rënie të ndjeshme xhiroje. Duket se pushuesit po u japin një leksion të mirë mbi rritjen e çmimeve.

E vetmja shpresë për këto kategori ka mbetur muaji gusht dhe pritja e më shumë emigrantëve dhe turistëve të huaj.

Arsyet për këtë bojkot janë kryesisht rritja e çmimit të shërbimeve që nuk justifikon cilësinë.