Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Bruksel i shoqëruar nga ministria e Jashtme Olta Xhaçka.
Kryeministri dhe delegacioni nga Shqipëria në orën 12.00 kanë raportuar para vendeve të BE, për plotësimin e detyrave të vendosura si kusht për avancimin në hapjen “de fakto” të negociatave.
Mësohet se në këtë takim krerët e vendeve të BE-së do të kalojnë në “sitë” arritjet e Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, kurse përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, do të drejtojë mbledhjen.
Në një takim me gazetarët në Tiranë, Rama deklaroi, se nuk do të ketë datë për konferencën ndërqeveritare pa u zhvilluar zgjedhjet e 10 marsit në Holandë, një ndër vendet më skeptike për integrimin.
Në orën 14.00 në Bruksel do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp, për të konkluzionet e takimit. Gjithashtu, Rama pritet të takohet dhe me presidenten e KE, Ursula von der Leyen, Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varherly, si dhe presidentin e radhës të BE që mbahet nga Portugalia Antonio Costa.