Mjeku i Diego Armando Maradona po hetohet për neglizhencë mjekësore dhe policia po e trajton vdekjen e futbollistit si një vrasje të mundshme.

Policia ka bastisur shtëpinë e mjekut personal Leopoldo Luque, të dielën dhe hetuesit po kërkojnë të gjithë stafin mjekësor të përfshirë me kujdesin e tij.

Mjeku po hetohet nga policia për veprimet e tij gjatë ditëve të fundit të jetës së Maradonës.

Luque ishte në banesën e tij, kur në televizionet argjentinase transmetuan imazhe të drejtpërdrejta të policisë që hyn në klinikën e tij.

Ishin dy vajzat e Maradonës, Dalma dhe Giannina që dhanë deklarata një ditë më parë dhe ngritën dyshime nëse ilaçet që babai i tyre ishin të përshtatshme.

Pas deklaratës së tyre, nisën menjëherë kërkimet në shtëpinë dhe klinikën e tij. Mediat argjentinase po raportojnë se Luque mund të merret në pyetje si bashkëpunëtorë.

Avokati i Maradonës, Matias Morla, javën e kaluar kërkoi një hetim të nivelit të lartë për përgjigjen emergjente ndaj vdekjes së futbollistit në pension.

Morla tha se ambulanca e parë mori më shumë se gjysmë ore për të arritur në shtëpinë në veri të Buenos Aires, ku ish-ylli i Napolit dhe Barcelona pësoi sulmin në zemër.

Ai e quajti vonesën një “idiotësi kriminale” dhe u ankua se Maradona nuk kishte marrë ndonjë kontroll mjekësor në 12 orë para se të vdiste.

Më vonë, doli që ambulanca e parë mori 11 minuta për të arritur në pronën private të mbyllur në San Andres pranë Buenos Aires Maradona u zhvendos pasi doli nga spitali më 11 nëntor pas operacionit të tij të mpiksjes së gjakut në tru.

Të Shtunën, infermierja e Maradona pranoi se gënjeu për një kontroll në mëngjes herët.

Kujtojmë se legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, humbi jetën në moshën 60-vjeçare më 25 nëntor.

Maradona iu nënshtrua një operimi në tru dhe mjekët kishin raportuar se gjithçka kishte shkuar mirë.

Por gjendja e tij u përkeqësua më 25 nëntor, teksa Maradona pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij (që ne gjuhën mjekësore quhet atak respirator).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu