Lajmi se Serbia ka porositur me kohë dozat e saj të vaksinës te kompania Pfizer, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale në Shqipëri.

“Serbia siguroi vaksinat, Edi siguroi një foto,” ironizojnë në median sociale, duke kujtuar se vaksinat blihen me marrëveshje dhe kontratë, jo me vizita për shopping në Nju Jork.

Por në kohën kur po përflitet për një variant të ri të koronavirusit, shefi i kabinetit të Edi Ramës, Endri Fuga ka bërë një postim që ngjan me historinë e ‘dhelprës me rrushtë’.

Ai shkruan se mjafton një mutacion për ta bërë vaksinën të padobishme.

“Shpresojmë që mutacioni i ri nuk do ta bëjë COVID-19 rezistent ndaj vaksinës ekzistuese. Por është një kujtesë kundër egoizmit kombëtar. Vendet e fuqishme mund të blejnë të gjithë dozat e vaksinës pa lënë asgjë për pjesën tjetër, por një mutacion i vogël mund ta bëjë të gjithë përpjekjen të padobishme. Vaksinimi universal është një domosdoshmëri,” shkruan Fuga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu