Në një konferencë për mediat nga kryeministria, përkrah ministrit të jashtëm Gent Cakaj, Edi Rama u shpreh ndër të tjera se, përgjegjësia për mos’hapjen e negociatave është e Bashkimit Europian.
Sipas tij, Shqipëria i ka kryer detyrat e saj do të vazhdojë me reformat e nisura.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë reforma për vendin tonë. Do të vazhdojmë reformën zgjedhore. Ne do të vazhdojmë me reformimin e institucioneve tona. Do të fillojmë që të implementojmë reformën në drejtësi, për të bërë Shqipërinë më të mirë. Kemi për të bërë një reformë që nuk është kërkuar nga askush. Kjo është një lojë e të mëdhenjve. Është lojë e interesave të të mëdhenjve se ne. Por, unë e kam thënë se procesi i integrimit është proces i transformimit të brendshëm, jo proces për t’ju pëlqyer të tjerëve.