Ministri dhe deputeti socialist per Qarkun Gjirokaster, Bledi Çuçi, permes nje postimi ne fb ka uruar te gjithe besimtaret ortodokse me rastin e Pashkes Ortodokse.

Ne urimin e tij, Çuçi shprehet: ”Ngjallja e Krishtit na ripërtërin e shumëfishon besimin e palëkundur në Zot, si dhe na ndihmon për të reflektuar e përsosur sadopak veten dhe bashkësinë ku jetojmë. Gëzuar Pashkën! Uroj të keni shëndet, mbarësi e çdo të mirë në familjet tuaja.”

Ja urimi i plote i Çuçit:

Miq ortodoksë,

Shpreh urimet më të mira për Pashkën, këtë festë të shenjtë jo vetëm për besimtarët e krishterë, por për mbarë njerëzimin, që beson te triumfi i dritës mbi errësirën, i jetës mbi vdekjen dhe i dashurisë mbi urrejtjen.

Të lutemi e të shpresojmë se Pashka e ardhshme do të festohet në kushte krejt të tjera, pa kufizime të pandemisë së Covid 19 dhe me plot besim, se drita për të dalë nga tuneli i së keqes është më afër se kurrë.

Më e keqja ka kaluar, më e mira është e gjitha përpara.

Ngjallja e Krishtit na ripërtërin e shumëfishon besimin e palëkundur në Zot, si dhe na ndihmon për të reflektuar e përsosur sadopak veten dhe bashkësinë ku jetojmë.

Gëzuar Pashkën! Uroj të keni shëndet, mbarësi e çdo të mirë në familjet tuaja.😊 Krishti u ngjall, vërtet u ngjall!🙏No photo description available.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu