Tritan Shehu, ish Minister i Jashtem dhe deputet i Partise Demokratike per Qarkun Gjirokaster, ka pershendetur deklaraten e DASH per hapjen e negociatave per ne BE te Shqiperise.
Permes nje shkrimi ne fb, Shehu shprehet se: ”Pavaresisht deformimeve te thella te demokracise ne Shqiperi, korrupsionit, institucioneve tona tashme te kapura nga krimi etj, hapja e Negociatave te antaresimit ne BE eshte nje domosdoshmeri per vendin tone, shqiptaret e Rajonin, eshte nje ndihme reale ne perpjekjet per te shpetuar vendin nga ky rregjim.”
Ja shkrimi i plote i Shehut:
Duhet pershendetur fuqishem deklarata e Departamentit te Shtetit per hapjen e Negociatave te BE me Shqiperine e Maqedonine e Veriut!
Pavaresisht deformimeve te thella te demokracise ne Shqiperi, korrupsionit, institucioneve tona tashme te kapura nga krimi etj, hapja e Negociatave te antaresimit ne BE eshte nje domosdoshmeri per vendin tone, shqiptaret e Rajonin, eshte nje ndihme reale ne perpjekjet per te shpetuar vendin nga ky rregjim.
Pa dyshim mbeshtetja e proceseve tona te integrimit nga Sh.B.A eshte shume e rendesishme per realizimin e kesaj aspirate jetike te popullit tone.
Kjo vjen se vizioni, orientimi, vullneti politik i Rames nuk eshte Perendimi dhe integrimi europian.
Prandaj ai ka devijuar lidhjet kryesore te qeverise se tij drejt Lindjes, prandaj ai per cdo gje drejtohet aty dhe jo tek partneret tane Perendimore, prandaj ai po kerkon te krijoje cdo dite vecse instrumete e “mekanizma”, qe nuk i sherbejne integrimit tone, por degdisjes lindore.
Lindja e sistemet autokratike jane “streha” e tij.
Cdo mbeshteje, nxitje, zhvillim, qe na afron me Europen, ShBA e Perendimin eshte nje mundesi me shume, nje “arme” e nje shprese per te shpetuar nga ky rregjim antidemokratik, alergjik ndaj familjes sone natyrale.