Deputeti i Partise Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, ka kujtuar sot 175 vjetorin e lindjes se Rilindasit me te shquar te Shqiperise, Naim Frasherit.

Permes nje postimi ne fb Shehu ka kerkuar qe Frasheri i Permetit, te shpallet ‘Komune Historike” per ate c’ka i dhane Shqiperise rilindasit e medhenj, vellezerit Frasheri.

Ja postimi i plote i Shehut:

Frasheri te shpallet “Komune historike”!

Sot jemi ne 175 vjetorin e lindjes se nje prej Rilindasve me te medhenj te Shqiperise, Naim Frasherit.

Jeta dhe vepra e Naimit dhe e te gjithe familjes se tij per nje Shqiperi te lire, te pavarur, te emancipuar e te zhvilluar, jane nga kolonat kryesore te Rilindasve tane, qe u vune ne balle te perpjekjeve per t’i dhene fund pushtimit te tej zgjatur otoman, kthimit ne familjen tone europiane.

Frasheri, si “djepi” i tyre e shume figurave te tjera shqiptare duhet te nderohet duke i dhene nje status te vecante, sipas modeleve te vendeve te tjera europiane, pikerisht per tu kthyer ne nje qender jo thjesht perkujtimore a historike, por dhe ne nje mekanizem ringjallje te vlerave me te mira e thelbesore te popullit tone.

Kjo do te nderonte Kombin tone, kjo do t’i sherbente te sotmes e te ardhmes.

Une si deputet i atij Qarku kontributesh thellesisht te cmuara e te pa numurta ne historine tone kombetare, do t’i dedikoj energji e perpjekje edhe ketij projekti shume domethenes.

May be an image of 1 person

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu