Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, ne nje postim ne fb ka ngushelluar familjaret e Andrea Haxhiajt per humbjen, si dhe i ka uruar sherim sa me te shpejte bashkortes te se ndjerit.

Shehu gjithashtu ka akuzuar qeverine per braktisjen qe i ka bere qytetareve te Qarkut Gjirokaster ne situaten qe po kalojne.

Ja postimi i plote i Shehut:

Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e jetes se Andrea Haxhiaj, nga flaket qe rrethuan shtepine e tij ne “Asim Zenel”.

Sherim te shpejte e te plote gruas se tij.

Gjirokastra jo vetem eshte e rethuar nga flaket, por dhe e braktisur perballe kesaj fatkeqesie te madhe.

Zona te gjera te Bashkise, por dhe me tej, jane nen kercenimin e zjarrit, dhe deri tashti asnje mase efektive, asnje mjet i specializuar ne dispozicion aty.

Jeta e qytetareve, bujqesia, blegtoria, shtepite, pronat e popullesise, jane nen nje kercenim te madh.

Dhe kjo Qeveri qe prej vitesh e ka abandunuar ate Qark, e ka lene ne meshire te fatit, pa asnje strukture a organizim te Emergjences Civile, mjaftohet vetem me thirjen per Evakuim te qytetareve!

Kur deri tashti jane ata vete, vetem ata qe po luftojne per te dominuar zjarret.

Kerkohet menjehere nje nderhyrje urgjente, e gjere, efikase e strukturave shteterore, mjete speciale kunder zjarrit, kerkohet ajo qe behet kudo ne raste te tilla!

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Mund të jetë një imazh i qiell dhe rrugëMund të jetë një imazh i pemë dhe ambiente të jashtme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu