Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD Endrin Gjipali, denoncon tenderin më të fundit të shpallur në APP prej FSHZH një muaj e gjysëm më parë, ku vërehen qartë tentativa për abuzime me fondet.

Në një kalkulim analitik për projektin e rivitalizimit urban në rajonin 3 dhe 4 me fondin limit prej afro 236 milionë lek të rinj, Gjipali zbulon një element që pakkush arrin ta identifikojë. Manuali Shqiptar i Ndërtimit parashikon që pagat e punëtorëve në një investim, nuk shkojnë më tepër sesa 20% të vlerës së fondit, ndërsa në projektin më të fundit, rrogat e punëtorëve zënë masën e afro 80% cka nuk është logjike.

Pra gjithcka ndërmerret me kushtin për të favorizuar firmat e mëdha të ndërtimit të lidhura me pushtetin e Edi Ramës-shprehet Gjipali.

Zoti Gjipali e ka speguar këtë skemë, në statusin e tij personal FCB.

DUHET REFORMIM I PLOTË I SISTEMIT!

TENDERA JO VETËM PËR OLIGARKËT!

Tender i shpallur ne APP nga FSHZH me dt 16.08.2019
Projekti ” Rivitalizimi urban i zonave me potencial të lartë turistik në Rajonin 3 dhe 4″
Fondi limit/Vlera e pritshme e kontratës; 235,478,204 (dyqind e tridhjetë e pesë million e
katërqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind e katër) lekë pa TVSH.

KERKESA: Operatori Ekonomik duhet të ketë nje punësim mesatar i të paktën 250 punonjës me
kohë të plotë pune për periudhën Janar 2019 – Korrik 2019, e vërtetuar kjo me:
Vërtetim të lëshuar nga Sigurimet shoqerore ose Administrata Tatimore, ku të specifikohet numri i punonjësve për secilin muaj, për periudhen Janar 2019 – Korrik 2019.
Listë pagesat e punonjësve sipas formatit që kërkohet nga legjislacioni në fuqi për periudhën
Janar 2019 – Korrik 2019….

LLOGARI E THJESHTË
Punetore 250
Periudha e tenderit 12 muaj
Pra dite pune jane 12x 250x 25 dite pune =75.000 dite pune
Kosto Totale punetori 75000 dite pune x 2500Leke/dite pune= 187.5000.000 Leke
Pra vetëm zëri puntori zë 79.6% te fondit limit ndërkohë që manuali Shqiptar i Ndertimit
parashikon rreth 20% te fondit.

Konkluzion

Kjo bëhet për të favorizuar firmat e mëdha të lidhura me pushtetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu