Presidenti Ilir Meta kërkoi sot nga drejtësia që të reagojë për akuzat që opozita ka bërë ndaj qeverisë, lidhur me zhvillimin e disa tenderave sekretë gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Në konferencë për mediat ku dekretoi ndryshimet në Kodin Penal, kreu i shtetit iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me akuzat e Partisë Demokratike, duke u shprehur se qytetarët kanë nevojë për më shumë transparencë. Presidenti tha se ka një vëmendje të madhe nga qytetarët për çdo veprim dhe mosveprim dhe duhet përgjegjshmëri nga ana e institucioneve.

“Lidhur me shqetësimet nga opozita, unë duhet të vlerësoj që këto kufizime që imponohen prej pandemisë duhen vetëm për të rritur përgjegjshmërinë në menaxhimin e kësaj krize, dhe për këtë dhe efektivitetin, është rritje e transparencës. Aq më tepër që kemi të bëjmë me vëmendje të shtuar për çdo veprim apo mosveprim, me përgjegjësi apo papërgjegjësi, me transparencë apo jo. Në këtë drejtim mund të apeloj rritjen e transparencën. Të zbatohet ligjshmëria. Mos lejohet asnjë spekulim. Organet e drejtësisë të flasin për akuza konkrete”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta komentoi gjatë konferencës për mediat tërheqjen e Shqipërisë nga 2 nene të Konventës së të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Europës. Presidenti u shpreh se kjo është një praktikë e njohur nga KiE, por shtoi se nuk duhet abuzuar me të drejtat kushtetuese.

Ai kërkoi më shumë transparencë lidhur me vendimmarrjen.

“Kjo është një praktikë që njihet edhe nga vetë Këshilli i Europës, në raste të caktuara, kur për arsye madhore një vend anëtar ndërmerr veprime të imponuara. Por KiE e ka bërë të qartë se nuk duhet abuzuar me situata të tilla për të cenuar të drejtat kushtetuese, ndaj unë e çmoj të domosdoshme rritjen transparencës”,- tha Presidenti Ilir Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu