Një nga çështjet më të diskutuara mes Shqipërisë dhe Greqisë mbetet çështja e kufirit detar.

Pak ditë më parë kreu një vizitë në Tiranë ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias. Siç dihet, palët kanë rënë dakord që ta zgjidhin me rrugë gjyqësore në Hagë. Por duket se ‘pengesë’ është bërë presidenti Meta që nuk i jep autoritetin Kryeministrit për të vepruar.

ja çfarë deklaron dendias në lidhje me këtë çështje:

“Ai (Edi Rama) ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi Presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo (çështja e kufirit detar) do të zgjidhet rehat pas kësaj periudhe”, tha Dendias për Radio Sky pas vizitës në Tiranë.