Kompania britanike e sigurimeve, AON, publikoi raportin vjetor të humbjeve nga katastrofat natyrore në vitin 2019.

Në total mendohet se këto katastrofa kanë shkaktuar 232 milionë dollarë humbje. Sektori privat ka mbuluar 71 miliardë të këtij totali.

Në 12 muaj janë shënuar 41 ngjarje katastrofike me humbje mbi 1 miliardë dollarë. Në krye të listës qëndrojnë tajfunet, më pas vijnë përmbytjet.

Tërmetet nuk janë lart në këtë listë. Tërmeti me më shumë dëme i vitit 2019 ishte ai në Shqipëri më 26 nëntor.

Sipas vlerësimit të AON, dëmet e këtij tërmeti janë mbi 1.1 miliardë dollarë. Mbi 14 mijë struktura janë dëmtuar nga ky tërmet dhe 52 njerëz kanë humbur jetën.

Qeveria nuk e ka akoma një faturë për dëmet, por thotë se ajo i afrohet 1 miliardë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu