Nga Enkel Bido ekspert i politikave fiskale dhe vendore

Për hir të transparencës, për hir të opinionit publik, në respekt të ligjit.

Fillimisht më duhet të  falënderoj portalin Tuaj prej të cilit jo vetëm ne ekspertët e fushës por dhe banorët e Bashkisë Gjirokastër u informuan që Këshilli i Bashkisë Gjirokastër miratoi dy dite me pare paketën fiskale të vitit 2020 një nga aktet më të rendësishme në raport me marrdhënien komunitet/njësi vendore dhe me aq sa informacion që portali i Juaj kishte arritur të siguronte në mënyrë profesionale e shfrytë dhe vrullin e gënjeshtrave që Këshilli i Bashkisë Gjirokastër proklamoi dhe propagandoi për ulje taksash dhe tarifash.

Ulje taksash dhe tarifash? Ulje taksash dhe tarifash prej një këshilli bashkie që pretendon se është i majtë? Natyrisht që nuk janë të majtë por nuk janë as të djathtë se të djathtët kanë parime mbi panoramimin e taksimit dhe të majtët kanë ndjesi sociale. Ulje taksash dhe tarifash? Absolutisht jo. E kundërta është e vërtetë dhe është më shumë se kaq. Paketa e re fiskale e vitit 2020 jo vetëm që është miratuar me mungesë të theksuar transparance, por është edhe në kundërshtim me vetë ligjin 139/2015 të Qeversises Vendore, me ligjin 9632 datë 30.10.2006 ”Për sistemin e taksave vendore me ndryshimet përkatëse” si dhe me metodologjinë e miratuar në vitin 2018 që përcakton kostot e tarifave të pastrimit dhe të trajtimit të mbetjeve e cila është referencë për njësitë e pushtetit vendor kur këshillat bashkiakë miratojnë tarifat e pastrimit apo lloje të tjera të ndryshme tarifash.

Taksat dhe tarifat nuk mund të vendosen apriori në kundërshtim me ligjin dhe metodologjine dhe në mungesë të plotë të transparencës ashtu siç trajtuan dhe u konstatua në mbledhjen e Keshillit të Bashkisë Gjirokastër. Në fund të fundit paratë janë tonat dhe jo të Këshillit të Bashkisë Gjirokatër, paratë janë të banorëve të Bashkisë Gjirokastër të cilat ia japin pushtetit vendor në formën e taksave dhe tarifave sipas përcaktimeve në ligj. Ne i zgjedhim, ne ua japim paratë dhe minimumi si pushteti vendor dhe Këshilli i Bashkisë Gjirokastër duhet të bëjë transparancën e procesit si përpara miratimit të paketës së re fiskale ashtu dhe gjatë miratimit të saj, në funksion të realizimit të shërbimeve, në përputhje me standardet e kërkuara me ligj ose akte të tjera normative, pasi njësitë e vetëqeverisjes vendore, garantojnë për publikun transparencën e veprimtarisë së tyre për më tëpër kur bëhët bëhet fjalë për paketën fiskale të cdo viti buxhetor, e cila e lidh drejtpërdrejt pushtetin vendor me paratë e taksapaguesve të njësisë së vet vendoree të cilat ua merr në formën e taksave dhe tarifave për t’i përkthyer më pas në shërbime ndaj komunitetit.

Opinioni publik duhet ta dije se paketa e re fiskale e vitit 2020 jo vetëm ka rritur ndjeshëm taksat dhe tarifat por është miratuar dhe në mungesë të theksuar transparance dhe është edhe në kundërshtim me vetë ligjin 139/2015 të Qeversises Vendore, me ligjin 9632 datë 30.10.2006 ”Për sistemin e taksave vendore me ndryshimet përkatëse” dhe akteve të tjera ligjore ndaj ftojmë publikisht institucionin e Prefektit Gjirokastër duke besuar në autoritetin dhe integritetin qytetar dhe profesional të tij dhe të stafit që ai drejton, që të mos të miratojë dhe të kthejë për rishqyrtim paketën fiskale të vitin 2020.

Në mungesë të theksuar të transparencës dhe të paligjshmërisë do të ishte më e ndershme për Këshillin Bashkimeve Profesionale të Bashkisë Gjirokastër që zbardhjen e vendimit të tij në pjesën e sipërme të shkresës të mos ta emërtonte Vendim i Këshillit të Bashkisë Gjirokastër në emër të Republikës së Shqipërisë, por ta emërtonte Vendim i Këshillit të Bashkisë Gjirokastër në emër të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ku i sugjerojmë dhe vetë kryetarin e Këshillit të Bashkisë Lavdi Hasani që pjesën mbyllëse të vendimit ta përmbyllte me fjalët “Lavdi veprës dhe punës Këshillit të Bashkisë Gjirokastër dhe kryetarit të saj”.

Lavdi veprës dhe punës Këshillit të Bashkisë Gjirokastër për miratimin e paketës fiskale të vitit 2020 për rritjen e taksave dhe tarifave në kurriz të banorëve dhe bizneseve të Bashkisë Gjirokastër pas votimit në mënyrë unanime të qarkores së paraqitur prej kryetares së Këshillit të Qarkut znj. Rova. Urra, urra, por dhe profesoresha e ekonomisë dhe e karrierrës Rova ka nevojë që ta njohi ligjin, aktet ligjore dhe procedurat administrative dhe jo vetëm të njohë planin dhe faktin dhe mije/lekët !

Po le ti marrim me radhë shkeljet dhe gënjeshtrat e Këshillit të Bashkisë Gjirokastër dhe Bashkisë Gjirokastër.

Për hir të interesit publik, në mënyrë të koncentruar do t’i parashtrojmë opinionit publik shkeljet, demagogjinë dhe mungesën e theksuar të profesionalizmit të shumicës përfaqësuese të  Këshillit të Bashkisë GJirokastër.

Paketa e re fiskale bie në kundërtshtim me  ligjin 139/2015 të Qeverisjses Vendore dhe konkretisht me nenet 15,16,18,41,52 etj, të këtij ligji dhe me nenet 6, 21,35,11, etj, të ligjit për sistemin e taksave vendore Nr. 9632, datë 30.10.2006 të ndryshuar, në kundërshtim më një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore si dhe po në kundërshtim dhe mevetë metodologjinë e miratuar për njësite vendore që përcakton kostot dhe referncat e tarifave dhe konkretisht:

Gënjeshtra dhe shkelja nr. 1

Së pari po e informojmë opinionin publik mbi gënjeshtrën e ëmbël të Këshillit të Bashkisë Gjirokastër i cili propagandoi uljen e taksës së ndërtesës për biznesin ku nga 30 lekë/m2, u bë në 18.5lekë/m2. Pse është gënjeshtër e ëmbël është për faktin se opinioni publik duhet ta dijë se Këshilli i Bashkisë Gjirokastër në shumicën e tij dërrmuese përbehet nga pronarë biznesesh dhe ndertesash biznesi të cilët me anë të kësaj vendimmarje nuk bënë gjë tjetër vecse i ulën taksat vetes së tyre dhe bisneseve të tyre të cilat i kanë në pronësi, thjesht dhe vetëm për të paguar dyfish më pak taksa për llogari të buxhetit publik të Bashkisë Gjirokastër dhe dyfish më pak taksa përkthehen në dyfish më pak shërbime publike në dobi të komunitetit.

Është ironike kur e mendon se vendimmarja e parë fiskale e këtij këshilli konsistoi në ngritjen e taksave dhe tarifave për qytetarët dhe bizneset e vogla dhe në uljen e taksave për vetë anëtarët e këshillit prej vetë anëtarëve të këshillit të cilët në pjesën e konsiderushme të tij, janë pronarë ndërtesash dhe bisnesesh të mesme e të mëdha në Bashkinë Gjirokastër. Por për hir të transparencës dhe interesit publik, opinioni publik duhet ta dijë së ky proces vendimarje është në shkelje të ligjit 139/2015 dhe konkretisht të nenit 52 të tij i cili citon se: Neni 52-Kushtet e pengesës ligjore, vetedeklarimi dhe përjashtimi

1. Anetari i këshillit bashkiak nuk perfshihet ne nje procedure shqyrtimi dhe vendimmarrese ne rastet kur: a) ka nje interes personal te drejtperdrejte ose jo te drejtperdrejte ne vendimmarrjen ne shqyrtim; b) bashkeshorti, bashkejetuesi ose te afermit e tij deri ne shkalle te dyte kane nje interes te drejtperdrejte ose jo te drejtperdrejte ne vendim-marrjen ne shqyrtim; c) ai ose edhe personat e parashikuar ne shkronjen “b”, te kesaj pike, kane nje interes te drejtperdrejte ose jo te drejtperdrejte ne nje ceshtje objektivisht te njejte dhe me te njejtat rrethana ligjore me ceshtjen ne shqyrtim.

Në këto kushte votimi është në kundërshtim me ligjin pasi një pjesë e madhe e anatëreve të Këshillit të Bashkisë Gjirokastë janë në konflikt të pastër interesi lidhur me vendimmarrjen për ulje taksës së ndërtesës për bizneset e tyre.

Gënjeshtrat dhe shkelja nr 2, nr 3, nr 4, nr 5 të Këshillit të Bashkisë Gjirokastër dhe konkretisht:

  1. Neni 15 i ligjit 139/2015 për transparencën e veprimtarisë së njësive të vetëqeverisjes: Njësitë e vetëqeverisjes vendore garantojnë për publikun transparencën e veprimtarisë së tyre. 2-Çdo akt i organeve të vetëqeverisjes vendore publikohet në faqen zyrtare të internetit të njësisë vendore. 3-Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore është e detyruar të caktojë koordinatorin e transparencës dhe të miratojë programin e transparencës, duke siguruar akses nga të gjithë, veçanërisht nga shtresat më të varfra të komunitetit, në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi për të drejtën e informimit.

2. Neni 16-Konsultimi publik në njësitë e vetëqeverisjes vendore 1-Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes. 2-Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore është e detyruar të caktojë koordinatorin për njoftimin dhe konsultimin publik, në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi për njoftimin dhe konsultimin publik.

3.Neni 18 Seancat e këshillimeve me bashkësinë 1-Këshilli Bashkiak ose Këshilli i Qarkut, përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, zhvillon seanca këshillimi me bashkësinë, të cilat janë të detyrueshme për rastet e parashikuara në nenet 54,  në gërmën “f” dhe “k”, të këtij ligji. 2-Këshillimi me publikun, në çdo rast, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit, duke përdorur një nga format e nevojshme, si takimet e hapura me banorët apo grupet e interesit etj.

Duke iu referuar dispozitave ligjore të mësipërme, paketa e re fiskale jo vetëm nuk i ka garantuar publikut dhe grupeve të interesit transparencën pasi në asnjë rast në dëgjesat publike nuk u fol për rritje taksash dhe tarifash, në asnjë postim në Faqen Zyrtare të Bashkisë Gjirokastër gjatë dëgjesës publike nuk konstatohet një fakt i tillë ku mungesa e vetëdijshme dhe e theksuar e transparencës pas solli dhe vendimmarrjen e kësaj pakete prej Këshillit të Bashkisë, por gjithashtu edhe në faqen zyrtare të Bashkisë Gjirokastër, nuk gjen asnjë akt të miratuar qoftë ky i mëparshëm dhe më domsdoshmërisht ashtu sic e përcakton dhe pika 2 e nenit 15 të ligjit 139/2015 të Qeversjses Vendore në faqen zyrtare të Bashkisë Gjirokastër nuk gjen dhe vetë aktin e miratuar dy dite me pare prej Këshillit të Bashkisë Gjirokastër për paketën fiskale 2020. Interesi publik i cili është i garantuar me ligj duhet ti garantohet transparenca, pasi banoret e Bashkisë Gjirokastër duhet ta dinë se cilat taksa e tarifa pësuan rritje apo ulje dhe cilat jo dhe kjo, nuk është çështje dëshire prej Këshillit të Bashkisë Gjirokastër pasi qytetarëve këtë të drejtë ua jep ligji.

Në faqen zyrtare të Bashkisë Gjirokastër çnuk gjen, gjen gara me biçikleta, gjen ushtarë të forcave të armatosura me dëngje kashte, gjen nënë Xhevon që të bën kafe guri dhe supë pashaqofte, gjen skenarë filmash, gjen obeliskun me shall pioneri në ngjyrë portokalli dhe plot e plot aktivitete të tjera të ngjashme. Gjen dhe fotot në dëgjesat publike por nuk gjen dëgjesa për rritje taksash dhe tarifash. Sigurisht që gjen dhe ahengje me qifqi edhe pse mungojnë ato me shapkat. Pra të gjitha këto, i gjen por vetëm aktet më të rëndësishme sic është dhe paketa fiskale 2020 nuk është e publikuar në faqen zyrtarë të Bashkisë Gjirokastër.

Banorët e Bashkisë Gjirokastër duhet ta dinë sesa ishte dhe sa u bë nëse janë rritur taksat vendore mbi biznesin e vogël, taksa mbi pasuritë e paluajtshme, taksa mbi ndërtesat, taksa mbi tokën bujqësore, taksa e fjetjes në hotel, taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, taksa për zënien e hapësirave publike, taksa e tabeles, taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, taksa të përkohshme nëse ka, tarifa e pastrimit, tarifa e ndriçimit etj.

Dhe lidhur me shqetësimin konkret në faqen zyrtare të Bashkisë Gjirokastër gjen vetëm një njoftim ku thuhet: 1-Taksa e ndërtesës për familjet në nevojë, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar bëhet 0.

2-Krefamiljarët pensionistët, invalidët dhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike nën nivelin e minimumit jetik, përjashtohen nga të gjitha taksat e Bashkisë.

3 .Në Njësitë Administrative nuk ka rritje të taksave

4 .Ndryshim i dy taksave në Pazar që do të kthehen në rritje dhe zhvillim të zonës muzeale

Gënjeshtra që të gjitha pasi lidhur me familjet në nevojë, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar kryefamiljarët pensionistët, invalidët dhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike nën nivelin e minimumit jetik,për të gjitha këto kategori nuk është as Bashkia Gjirokastër dhe as Këshilli I Bashkisë Gjirokastër ai që iu ka faluar taksat dhe tarifat , por është ligji ai që I ka përjashtuar këto kategori referuar taksavedhe tarifave respektive  dhe kontretisht Ligji Nr.95/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar dhe më konkretisht, në Nenin 22, pikën 6, shkronja ë) e Ligjit Nr.9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” janë bërë këto ndryshime: përjashtohen nga taksa e ndërtesës e ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet nga pensionistë të vetëm, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë”. Pra, është shtuar përjashtimi edhe për ata kryefamiljarë pensionistë që jetojnë bashkë me familjarë, të cilët janë të papunë.dhe po ashtu është ligji Nr.9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”  ku në ku në kategoritë e përjashtuara nga pagesa e taksës dhe tarifave të ndryshme përfshihen pensionistët, veteranët, invalidet e punës e të luftës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbërit dhe të sëmurët tetraplegjik e paraplegjik. Dhe po të flasim me terma fiskale dhe leksik ekonomik , gënjeshtra në këtë rast është jo vetëm e planifikuar , por është dhe progressive , pasi  gënjeshtra është e planifikuar sepse është ligji ai që i ka përjashtuar këtë kategori dhe jo Këshilli i Bashkisë Gjirokastër dhe gënjeshtra vijon e  bëhet progressive  , pasi është vetëm një kategori pensionistësh që përjashtohen nga kjo taksë dhe jo i gjithë grupimi i pensionistëve , ndaj nuk është etike të gënjejmë progresivisht të gjithë pensionistët duke u thënë që nuk do të paguani taksat ashtu siç citohet në faqen zyrtare të Bashkisë Gjirokastër . Pensionistët do të vazhdojnë ti pagujnë taksat , mos I gënjeni ata .

Në Njësitë Administrative nuk ka rritje të taksave thuhet në faqen zyrtare të Bashkisë Gjirokastër , konstatim I cili sigurisht është një gënjeshtër , por një gënjeshtër simpatike, pasi ligji i taksave vendore përcakton në dispozitat e tij se taksat ne zonat rurale nuk rriten në nivelin e taksave dhe tarifave të zonave urbane , por janë më të ulta , ose sa ½ e nivelit tregues së taksës në zont urbane .

Ndryshim i dy taksave në Pazar që do të kthehen në rritje dhe zhvillim të zonës muzeale thuhet po në faqen zyrtare të Bashkisë Gjirokastër , po për hir të interesit publik dhe të transparencës Bashkia Gjirokastër duhet ti thotë opinionit publik se kush janë këto dy taksa dhe çfarë ndryshimesh pësojnë?

Gënjeshtrat dhe shkeljet nr 6 , nr 7 , nr 8 .

Neni 21 pika 3. iligjit Nr.9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar Këshilli Bashkiak vendos për nivelin e taksës, që do të zbatohet për çdo kategori minimale të bazës së taksës, të parashikuar në anekset 1 e 2, në kufijtë plus-minus 30 për qind të nivelit tregues të taksës për kategorinë përkatëse. Ndërsa për tatimpaguesit e biznesit të vogël kufijtë janë plus 10/minus 30 për qind.

Neni 35 I ligjit Nr.9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar ,për taksat dhe për tarifat vendore dhe administrimin e tyre përcakton se tarifa nuk duhet të kalojë 10 për qind të nivelit tregues të taksës, sipas tabelës së taksimit të subjekteve të biznesit të vogël .

A e njeh logjikën ekonomike dhe konceptin fiskal Këshilli I Bashkisë Gjirokastër të kufirit plus -minus 30 % të nivelit tregues të taksës , kur ka votuar në kundërshtim me ligjin rritjen e  tarifave të pastrimit  kur Neni  35 I ligjit për taksat vendore për tarifat vendore dhe administrimin e tyre përcakton se tarifa nuk duhet të kalojë 10 për qind të nivelit tregues të taksës, sipas tabelës së taksimit të subjekteve të biznesit të vogël ?

Këshilli I Bashkisë Gjirokastër për hir të “profesionalizmit” të theksuar që e karakterizon në përëbrjen e tij duhet ta dijë që të ardhurat në buxhet nuk konsolidohen duke rritur tarifat e pastrimit dhe për më tepër kur këtë e bën dhe në kundërshtim me ligjin . Nuk mund të kategorizosh një biznes me një xhiro vjetore me më pak së 2  milon lekë njësoj me një biznes me një xhiro vjetore mbi 2 milion lekë , ashtu siç nuk mund të kategorizosh në një cmim një bar apo restorant kur qarkullimin vjetor të xhiros secili prej tyre e ka të ndryshëm dhe të vazhdojmë më tej me të njëjtin shembull edhe për hotelet ku psh kemi dy hotele të cilat i ndan një rrugë publike dhe kur rruga publike ndricohet vetëm nga një poç llambe për të dyja hotelet dhe kur e njëjtë rrugë publike pastrohet po vetëm njëherë nga shërbimi komunal njësoj për të dyja hotelet që I ndan e njëjta rrugë atëherë pse duhet rritur tarifa e pastrimit dhe e ndriçimit ? Tarifa është në përpjestim të drejtë me shërbimin public që të ofrohet dhe është ligji ai që përcakton dhe nivelin e tarifës në bazë të nivelit tregues të taksës  sipas qarkullimit vjetor të xhiros, ku siç e përcakton dhe neni 35 i ligjit për taksat vendore për tarifat vendore dhe ku tarifa nuk duhet të kalojë 10% të nivelit tregues të taksës, sipas tabelës së taksimit të subjekteve të biznesit të vogël. Ndaj edhe këshilli i mëparshëm i Bashkisë e kishte tarifën e pastrimit fike 1500 leke. A e ka respektuar Këshilli i Bashkisë Gjirokastër këtë detyrim ligjor ? Sigurisht që jo, pasi ka votuar qorrazi qarkoren e planit të paraqitur prej kryetares së këshillit të qarkut znj Rova.

Po tarifat e pastrimit dhe ndricimit për familjarët a kanë ndryshuar dhe  janë rritur? Ku është transparenca e Këshillit të Bashkisë Gjirokastër dhe Bashkisë Gjirokastër.  Se qytetarët , familjet banorët e Bashkisë Gjirokastër nuk dinë asgje nëse tarifat për familjet kanë pësuar rritje dhe nësë kanë pësuar rritje a janë bazuar në metodologjinë e miratuar prej Këshillit Konsultativ të pushtetit vendor në vitin 2018 I cili ka përcaktuar se kosto vjetore është 1329 lekë në vit ku në koston vjetore prej 1329 lekë për banorë, 478 lekë i zënë shpenzimet për grumbullimin, 495 lekë janë shpenzimet për depozitimin, 196 lekë janë shpenzimet për transportin  dhe 160 lekë llogaritet amortizimi dhe kjo për Bashkinë Tiranë, po për Bashkinë Gjirokastër të cilën metodologjia e miratuar përcakton tarifa më të ulta për njesitë vendore të kategorisë së dyte .Mos vallë familjet e Gjirokastrës duhet të paguajnë njësoj si Bashkia Tiranë në në kohë kur dihet që fuqia puntore , mjetet motorike , sipërfaqja e banueshme e territorit ,  kostot operative dhe të mirëmbajtjes si të transportit dhe personelit të agjensisë së shërbimeve , kostot e trajtimit në landfill, kostot e amortizimit dhe ato administrative , në Bashkinë Gjirokastër janë shumë herë më të vogla se sa në Bashkinë Tiranë .Për hir të opinionit publik dhe të interesit publik, banorët dhe bizneset e Bashkisë Gjirokastër duhet ta dinë që në mënyrë jo transparente dhe drastike me paketën e re fiskale 2020 , iu janë rritur taksat dhe tarifat vendore dhe gjithashtu po për hir të interesit publik , opininoni publik duhet ta dijë së anëtarët e Këshillit të Bashkisë Gjirokastër kanë votuar për uljen e taksave të bizneseve të tyre dhe për rritjen e taksve dhe tarifave për qytetarët ,për bizneset, për familjet dhe banorët e Bashkisë Gjirokastër .  Dhe pse jo në bazë të kësaj logjike fgiskale , i propozojmë Këshllit të Bashkisë Gjirokastër që meqë kemi hyrë dhe në peiudhën e dimrit të vendosë dhe taksën e tymit për arsye të ndezjes së sobave dhe oxhakëvë që banorët e Bshkisë Gjirokastër do të bëjnë gjatë gjithë periudhës së ftohtë të dimrit . Vendosni dhe taksën e tymit , justifikoheni se tymi ndikon në pastërtinë e ajrit .

Bëni publike paketën fiskale .

Ftojmë sërish institucionin e Prefektit Gjirokastër duke besuar në autoritetin dhe integritetin qytetar dhe profesional të tij dhe të stafit që ai drejton, që të mos të miratojë dhe të kthejë për rishqyrtim paketën fiskale të vitin 2020 e cila është miratuar në mungesë të plotë transparence dhe me shkelje të theksuara të ligjit , të cilat I kemi lartshënuar .

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu