Një automjet është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës së ditës së sotme në Delvinë.

Në lagjen “9 nëntori” automjeti tip “Suzuki” është djegur rreth orës 00:50.

Mjeti raportohet të jetë në pronësi të shtetasit L.K, banues në Delvinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Informacion paraprak

Më datë 22.06.2022, rreth orës 00:50, në lagjen “9 nëntori”, Delvinë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. K., banues në Delvinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.