Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin S. P., 26 vjeç, banues në Delvinë.

Procedimi penal ndaj tij u krye sepse sipas Policisë ka kanosur me fjalë, shtetasin A. M., 18 vjeç, banues në Delvinë, dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.