Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit L. Sh., 18 vjeç, banues në Delvinë, si dhe u referuan materialet për shtetasin E. Sh., 21 vjeç, banues në Delvinë.

Policia njofton se u vu në lëvizje pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. L., 34 vjeç, se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit e mësipërm e kanë goditur me grushte.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. Sh., në kasollen e bagëtive, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu, pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.