Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Delvinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe mësohet se objekt i sulmit ka qenë një automjet Mercedes GL në pronësi të një biznesmeni në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, i cili ndodhej i parkuar.

Burime për Jugulajm.net bëjnë me dije se bëhet fjalë për biznesmenin Vango Zoto. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje e për të zbardhur shkaqet të cilat nuk dihen ende.

Priten të mësohen më shumë informacione në orët në vijim lidhur me këtë ngjarje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu