Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë në vendin e quajtur Ura-Bençës.

Shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Autobusi i aksidentuar i përket linjës Tiranë-Athinë me targa greke ITY2760.

Fatmirësisht autobusi nuk ka pasur pasagjerë më momentin kur është aksidentuar. Brenda tij kanë qenë vetëm dy shoferët të cilët janë plagosur dhe janë dërguar për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu