Partia Demokratike dega Tepelene, ka reaguar me nje deklarate per shtyp ndaj provokimit skandaloz, qe militantet e Partise Socialiste ndermorren gjate mitingut qe Kryetari i Opozites se Bashkuar, Lulzim Basha, zhvilloi sot ne Tepelene.

Ne deklaraten e saj Partia Demokratike Tepelene ben fajtore Policine e Shtetit, ku megjithese ishte e pranishme ne aktivitetin ne fjale nuk nderhyri fare, pavaresisht se e ka detyrim ligjor mbarevajtjen e cdo aktiviteti politik.

Ja deklarate e plote e PD-se Tepelene:

Provokim i militanteve te PS ne mitingun e Bashes ne Tepelene.

Sot ne mesdite Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, erdhi ne Tepelene ku u prit me entuziazem nga qindra demokrate tepelenas nen thirrjet, liri-demokraci, Rama ik, Basha, Basha etj.

Perpara mberritjes se kryetarit Basha dhe pak pas largimit te tij disa militant te PS Tepelene, me flamuj te PS-se, provokuan duke kaluar me makine midis demokrateve tepelenas, si dhe duke perdorur shprehje fyese ndaj PD dhe kryetarit Basha.

Demokratet tepelenas ruajten gjakftohtesine dhe nuk rane preh e provokimeve ordinere te militanteve rilindas.

Ajo ajo qe la shije edhe me te keqe ishte indiferentizmi i punonjesve te policise te pranishem ne vendin ku ndodhi incidenti.

Theksojme se Policia e Shtetit e ka detyre ligjore mbarevajtjen e cdo aktiviteti elektoral te cdo subjekti politik.

Si pasoje e gjithckaje qe ndodhi Dega e PD Tepelene, denon me force keto akt te uleta te militanteve te porositur te PS.

Gjithashtu denojme me mjaft force indiferencen e Policise se Shtetit e cila u be pale me militantet e verber te PS.

Kerkojme nga mediat qe t’a publikojne dhe denoncojne kete incident te turpshem, si dhe i bejme thirrje Drejtuesve te Policise se Shtetit Shqiptar, te marrin masat e duhura, si dhe te distancohen dhe te denojne aktet e papergjegjshme te vartesve te tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu