Johann Wadephul, numri dy i CDU/CSU në Bundestagun gjerman, ka komentuar marrëveshjen e arritur mes Mazhorancës dhe Opozitës për Reformën Zgjedhore.

Zyrtari i lartë gjerman tha se ‘dakordësia për një pjesë të reformës zgjedhore është vetëm një element’.

Sipas tij, ka akoma shumë për t’u bërë për të mbajtur zgjedhje ku garantohet vota sipas standardeve të BE dhe OSBE.

Posimi i plotë në Twitter:

Dakordësia mes qeverisë dhe opozitës mbi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore duhet të inkurajojë shtyrjen përpara të negociatave të vështira mbi 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria para se të mund të fillojnë  negociatat e anëtarësimit.

Jam i lumtur të vazhdoj të ofroj mbështetje. Sepse vetëm tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve të cilat duhet të tejkalohen me qëllim garantimin e të drejtës së votës në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.

Kjo është mënyra e vetme që më në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ato janë parakusht për rrugën drejt BE. Nxis të dyja palët të vazhdojnë punën me shpirt konstruktiviteti!

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu