Të moshuarit mund të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur infektimin me koronavirus.

Kështu ka thënë Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’.

“E di që është e vështirë, që izolimi është një barrë shumë e madhe, por është çështje për jetë a vdekje. Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëhemi të durueshëm”, theksoi ajo, duke shpresuar se një laborator europian do të jetë në gjendje të krijojë një vaksinë për COVID-19 deri në fund të vitit 2020.

Sipas tē dhënave të OBSH, nga koronavirusi janë të prekur 1 milion e 775 mijë e 206 persona.

Ndërkohë, deri më tani zyrtarisht janë raportuar mbi 108 mijë vdekje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu