‘SPAK duhet të ketë sukses’.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë sot një mesazh të fortë për sundimin e ligjit në vendin tonë.

Kryediplomatja amerikane shkruan në ‘Twitter’ se SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit, ndërsa shton se SPAK duhet të ketë sukses.

‘SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!’, shkruan ambasadorja Kim, ndërsa mesazhi i saj është shpërndarë edhe në ‘Twitter’ e ambasadës amerikane në Tiranë.

Reagimi i fortë i SHBA vjen pas ligjeve anti-KÇK që po kërkon të miratojë Edi Rama dhe mazhoranca e tij, si dhe aksioni OFL që ka nisur të zhvillohet me një akt normativ dhe pa bazën ligjore të nevojshme.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu