“The Simpsons” njihen për parashikimet e tyre historike, nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së deri shpërthimi i fuqishëm në Bejrut.

Ndërkohë, së fundmi, ata kanë parashikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Pas ngjarjes tragjike, përdoruesit e Twitter e lidhën me konfliktin me një episod të vitit 1998 në serialin e quajtur “Simpson Tide”.

Në të, Homeri qëllon aksidentalisht një kapiten nëndetëse në ujërat ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake.

Kjo gjë u konfirmua nga prezantuesi i “Simpsons”, Al Jean, i cili bëri një postim në Twitter lidhur me këtë.

“Shumë e trishtueshme të thuash se kjo nuk ishte e vështirë të parashikohej”, ka shkruar ai./abcnews.al