Kryeministri Edi Rama ka lëshuar gjuhën në vulgaritet duke sulmuar dhe fajësuar opozitën, për situatën katastrofike të menaxhimit të pandemisë.

Duke iu shmangur përgjegjësisë, fakteve dhe denoncimeve për kolapsin e sistemit shëndetësor në këto kohë, Rama, në fillim të fjalës së tij në një konferencë për mediat, ka dalë jashtë kontrollit me sulme halucinante duke krijuar alibi të tipit `Elisa Spiropali`, se kjo që po ndodh në Shqipëri, po ndodh në të gjithë botën!

“Këta ngelën duke thënë jo PPP, jo vjedhje. Po pse Italia që ka kaq shumë vdekje do të thotë që po vjedh qeveria? Apo do të thotë që ne jemi më të zotë? Jo. Por këta s’dinë çfarë flasin e njëra thotë mos vini maskën, ndërsa ai tjetri u jep të vdekurve dekorata. Por politika e tyre është një PPP, që i shton një O, i shton dhe një RR të fortë, edhe një DH”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu