Sot ulja e temperaturave ka rikthyer sërish reshjet e dëborës në vendin tonë.

Në mëngjesin e sotëm është zbardhur edhe Qafa e Llogarasë.

Për pasojë e prezencës së dëborë rruga në këtë zonë është bllokuar.

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe orët e para të mëngjesit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


Shoferët që kanë përdorur këtë rrugë janë kapur të papërgatitur nga reshjet e dëborës.

Për pasojë e mungesës së zinxhirëve dhe gomave të dimrit disa makina kanë ngecur dhe për pasojë rruga është bllokuar.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për rikthimin në normalitet të rrugës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu