Debimi i perfaqesuesve te komunitetit egjiptian gjirokastrit nga mbledhja e te ashtuquajturit Keshill Bashkiak, ka ngjallur reagime tek politika lokale.

Kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko, permes nje deklarate per shtyp, denon aktin e paprecedent te te ashtuquajturve keshilltare qe nuk perfaqesojne vullnetin e lire te gjirokastriteve, karshi perfaqesuesve legjitim te komunitetit egjiptian ne Gjirokaster.

Zoti Aliko ka apeluar per vetpermbajtje pjestareve te ketij komuniteti dhe nderkohe ka kerkuar prej organeve ligjzbatuese vendore, veprime te menjehershme per zbardhjen e plote te ketij skandali.

Deklarate e kryetarit te PD Gjirokaster Dasho Aliko. 

Partia Demokratike dega Gjirokastër, dënon me forcë dëbimin nga mbledhja e të ashtuquajturit Këshill Bashkiak, të përfaqësuesve të komunitetit egjiptian dhe të kreut të PEISH Gramoz Braho.

Akti i sotëm i atyre që vetquhen këshilltarë të Gjirokastrës të dalë nga një proces votimi monist dhe pa garë sic ishte ai i 30 qershorit, përbën shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Sjellja aspak e denjë e përfaqësuesve të Rilindjes në atë sallë që nuk përfaqëson vullnetin e zgjedhëve gjirokastritë, është fytyra e qartë e pushtetit të marrë peng përmes deformimit zgjedhor.

Partia Demokratike Gjirokastër, u bën thirrje përfaqësuesve të komunitetit egjiptian të ruajnë qetësinë dhe mos të bien pre e provokimeve të mbrapshta të përfaqësuesve të Rilindjes që kanë marrë peng pushtetin vendor përmes dhunës së votave moniste të dala nga procesi antidemokratik i 30 qershorit. Si kryetar i PD Gjirokastër, i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë për të evidentuar përmes provave filmike që disponojmë ne me qëllim zbardhjen e asaj që ka ndodhur sot në mesditë para publikut.

Si qytetar i Gjirokastrës, apeloj tek përfaqësuesit e Rilindjes në atë këshill monist, t’i thërrasin ndërgjegjes dhe të mos demonstrojnë arrogancë ndaj halleve dhe problemeve të qytetarëve që përfaqësojnë cdo grupim etnik, rracor apo fetar.

Partia Demokratike premton se problemet që përjetojnë sot komuniteti egjiptian në Gjirokastër, do të zgjidhen sapo ajo të vijë në pushtet përmes votës së lirë dhe të ndershme pasi një pushtet legjitim, nuk mundet kurrësesi të tregojë pamaturi dhe arrogancë si pushteti i Rilindjes që elementin kryesor ka përbuzjen dhe mos përmbushjen e detyrimeve ligjore që burojnë nga konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave apo komunitetve të ndryshme.     

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu