E ftuar në emisionin Tempora nga gazetarja Sonila Meço në RTV Ora, ish deputetja e PS Arta Dade tha se prej me shumë se 4 vjetësh Partia Socialiste nuk funksionon. Sipas saj, e majta duhet ribërë.

Arta Dade: ”Ka të paktën 4 vjet ose më shumë që nuk funksionon Partia Socialiste dhe unë vazhdimisht më përforcohet bindja që e majta duhet ribërë. Nuk marr përsipër të bëj analizën e e të djathës por do ta parapëlqeja.

Janë zhdukur kufijtë edhe ideologjikë të forcave politike. Kanë të bëjnë më shumë interesat ekonomike, kanë të bëjnë pazaret, dhe nuk ka kompromise të qënësishme që janë në dobi të shqiptarëve.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu