Para pak ditësh, një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se po shqyrtojnë se përse koronavirusi nuk ka mbërritur akoma në Shqipëri. Kjo çështje është kthyer në subjekt ironie dhe debati online. Disa e quajnë ‘çudia e koronavirusit në Shqipëri’. Nisur nga lidhjet e shumta me vatrën kryesore të koronavirusit, Italinë, Shqipëria duhej të ishte prekur.

Mjeku Pëllumb Pipero tha mbrëmë në Opinion se ai mendon se mund të ketë raste me koronavirus në Shqipëri.

“Unë mendoj, personalisht mendoj se virusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, duhet të ketë hyrë sipas meje. Ka apo s’ka qarkullim të shtuar, ka apo s’ka kontakte, këtë nuk mund ta them, nuk mund të jem i saktë, mund të jem dhe i gabuar. Unë mendoj se ndoshta në 2-3 javë edhe këtu mund të jetë rasti i parë i konfirmuar, ndoshta në 2-3 javë sepse duhet ajo periudha e inkubacionit. Kini parasysh një gjë, duhet të paktën një numër minimal, të paktën 100 mostra, të analizuara, që të izolohet rasti i parë… aktualisht nuk ka asnjë indikator, as epidemiologjik as klinik që të kemi qarkullim të shtuar”, tha ai.

Por a ka shpjegime të tjera se përse koronavirusi po qëndron larg Shqipërisë?

TCH raporton se ka shpjegime që për shkak të kushteve klimatike, pasi ne jemi më ngrohtë, ne kemi shumë mikroorganizma gjatë gjithë vitit dhe kemi një imunitet më të fortë në momentin që shfaqen organizma të reja. Por në fakt nuk është prekur rajoni, sepse edhe Greqia dhe Maqedonia nuk kanë shpërthime komunitare, por kanë raste të importuara.

Në fakt nuk rezultojnë të jenë prekur nga Covid-19, sipas burimeve zyrtare përveç Shqipërisë, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia. Por, të dhënat tregojnë se një pjesë e mirë të prekurve nuk shfaqin simptoma, ndërkohë që në Kinë raportohet se kanë qarkulluar dy viruse. Njëri tepër agresiv, pra me simptoma të rënda dhe një tjetër me simptoma më të lehta, por që kishte probabilitete më të lartë që të përhapej më shumë.

Në vendin tonë ka dyshime se virusi nuk kapet pasi në testojmë shumë pak raste. Janë testuar gjithsej 50 raste, ndërkohë testohen vetëm ata të cilët vijnë nga vendet e prekura dhe shfaqin simptoma në pikat tona kufitare.
Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë dyshimet se në laborator testohen pak raste për shkak të mungesës së kiteve. Ata thonë se ka kite mjaftueshëm për çdo skenar të mundshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu