Ka ndodhur dy dite me pare ne fshatin Izvor, Njesia Administrative Luftinje. Nje fshat qe banohet nga 800 banore ku me pak se gjysma i gjen sot ne emigracion.

“Paria” e Rilindjes kishte shkuar per takim me banoret e kesaj zone por me njerez te importuar nga fshatrat e Buzit dhe Memaliajt. Kjo pasi ky fshat ndonese voton majtas, ka pesuar nje zhgenjim shume te madh vitet e fundit si pasoje e keqeverisjes se Rilindjes. Bledi Cuci kishte marre me vete edhe Laert damsiotin, kryetarin e emeruar te Bashkise se Memaliajt Gjolek Gucaj dhe sigurisht edhe Etmonda Harizin qe eshte zv kryetare e pavotuar e Bashkise Memaliaj.

Cuci ka gjetur momentin kur ne Izvor kishte mbaruar nje ceremoni mortore dhe administratori i Luftinjes me dy administratore te tjere perkatesisht te Buzit dhe Qesaratit, fale njohjeve plotesuan karriket bosh me njerez qe ishin kthyer nga varrezat e fshatit. Duke pare kete skene aspak te hijshme, shume banore qe u afruan te degjonin ligjerimin e Cucit, nderhyren tek administratoret por me kot.

Megjithate kjo nuk e ka penguar Cucin te perveshe menget dhe te filloje ligjerimin frontal ne favor te investimeve te Rilindjes ne kete fshat te madh te cilat jane ZERO. Nje prej ketyre investimeve ishte edhe ajo e rruges cka per banoret e pranishem ky ishte nje investim gjysmak. Ne kete moment afrohet kreu i LSI se zones Yzeir Malkaj dhe i drejtohet deputetit te Rilindjes.

Cfare rruge ke bere ti? Po ste vjen turp per keto qe thua? Ti ke bere vetem 1 km rruge.

Cuci-Jo kemi bere 11 km rruge.

Yzeir MalkajTi ke dhe syze qe te placin gavot. A e pe mire se ti nuk di te numerosh mbase, por po ta perseris qe ti ke bere 1 km rruge qe nga Danaj deri ne Izvor. Ndersa ato km qe na i nxore jane qe lidhin tre njesi Administrative. Ckujton ti ke do genjesh ti? I pandeh njerezit milingona? Perse vjen ketu ti ? Apo ke ardhur me ate deshtakun (drejton gishtin nga Laert Duraj) dhe me kete qe eshte i emeruar prej teje (drejton gishtin nga Gjolek Gucaj kryetar i emeruar i Bashkise Memaliaj) dhe kerkon te besh show? Turp te te vije.

Bledi CuciShiko ketu ti….

Yzeir Malkaj: Po leri keto shiko ketu, e pe qe rrugen e re qe thua e ke te salduar? Une jam gati 60 vjec dhe saldime ne asfalt nuk kam pare vecse ne kete qe ti e quan rruge. 

Bledi CuciKu eshte kjo rruge e salduar, ca po thua? 

Yzeir MalkajJa e shikon? Megjithese ke 4 sy ende ngelesh miop nga pamja. Sta kane treguar keta qe ke marre me vete ti? Po shkollen e Izvorit qe pikon nga shiu qe cbie jashte bie brenda e di ti apo jo? 

Bledi CuciJo per kete skam informacion.

Yzeir MalkajJa e shikon, cfare deputeti je ti qe ske asnje informacion per kete fshat dhe vjen ketu e gjen keta pensioniste qe nuk kane si te shtyjne kohen se te tjeret te kane bere ate qe nuk thuhet ty dhe Rilindjes.

Debati vazhdon nderkohe dhe kreun e LSI e perkrahin edhe banore te tjere qe ishin prezent ne takim. Ne nje moment nderhyn Gjolek Gucaj kryetari i emeruar i Bashkise Memaliaj: Ti je i LSI cdo ketu?

Yzeir Malkaj: Po ti je kukull ne duart e ketij dhe i pavotuar sepse skishe kandidat. Pastaj une nuk u erdha ne pragun e Riindjes por ne sheshin e fshatit aty ku nuk po e mbushni dot. 

Bledi CuciAhaa ti qenke i LSI, i Mones ë? 

Yzeir Malkaj: Me Monen po je burre eja ketu ne fushate dhe vihu perballe se do ta shikosh me vote se ku do perfundosh.

Bledi CuciUne po iki. Ketu nuk behet me ky takim. Eja te ikim-u thote te deleguarve te Rilindjes qe kishte marre me vete.

Ne kete moment Cuci i gjendur shume ngushte dhe nga vrulli dhe zemerata qe po ziente tek pjesmarresit, eshte larguar shpejt sigurisht nen kujdesin e Laertit, mister miliarderit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu